Rikthehet fenomeni i basteve/ 115 të arrestuar! Mes tyre vëllai i shefes së KPA-së së vettingut, sekuestrohen 17.2 mln lekë dhe kompjutera

21 Shkurt 2020, 12:23 | Përditesimi i fundit: 2020-02-21 15:00:58

115 persona janë arrestuar nga policia e shtetit në kuadër të operacionit 'Fati i Lojërave' që u zhvillua në tetë qarqe (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër) mbrëmjen e djeshme gjatë kohës që po luheshin ndeshjet e vlefshme për Europa League, ndërsa u sekuestruan 172 mln lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbenin për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë që vijojnë që të jenë në kërkim 2 persona dhe 24 po ndiqen në gjendje të lirë pas hetimeve që u zhvilluan prej 7 muajsh.