Rikthehet frika në Kinë: 11 mln banorë në karantinë, COVD-i u fut nga një studente nga Amerika

26 Prill 2020, 13:07

Në Ad Harbin kryeqyteti i Heilongjiang që ndodhet në Kinën lindore ka shpërthyer përsëri epidemia, që sipas medieve ndërkombëtare është futur nga një studente 22 vjecare por që nuk kishte asnjë simptomë. Studentja ka ardhur nga New Yorku shkruan britanikja 'Daily Mail".

Pas këtij rasti qeveria kineze ka vendosur përsëri mbylljen për të parandaluar një përhapje të dytë të pandemisë duke ndaluar dhe hyrjen e të huajve si dhe të mallrave që vijnë nga jashtë Kinës. Atëherë kur dukej se e keqja kishte kaluar në Kinën lindore u rikthye paniku i koronavirusit. Kina është në panik për një rikthim të pandemisë edhe më të egër se i pari që u përhap ne Whan.

Sipas medieve kineze vajza kishte hyrë në kinë në fund të muajit mars. Ajo qëndroi për 28 ditë në karantinë sikur është parashikuar nga ligjet kineze por nuk shfaqi asnjë simptomë. Më pas ajo kishte marrë pjesë në një takim me miq në një lagje pranë zonës ku banonte. Ka qenë pikërisht ky momenti që sipas autoriteteve ka përhapur virusin në Kinë.

Pas këtij rasti janë vendosur kontrolle në aeroporte por dhe në stacionet hekurudhore, ndërkohë që qytetarët rezidentë janë urdhëruar të kontrollojnë dhe të jenë të kujdesshëm nëse konstatojnë të huaj apo mallra të ardhur nga jashtë Kinës në mënyrë që situata të mbahet nën kontroll.