Rikthehet historia e 18-vjecares që u rrëmbye në lagjen Çole të Vlorës

26 Shtator 2019, 23:02

Rikthehet historia e 18-vjecares që u rrëmbye në lagjen Çole të Vlorës. Motra Paola Dallo denoncoi në ’’Pa gjurmë’’ disa ditë më parë humbjen e motrës së saj Elisa Dallon, në vitin 2015 nga spitali i Vlorës. Sipas të motrës Paola, Elisa Dallo u rrëmbye në vitin 2010 kur ishte 18-vjece dhe 5 vite më pas rrëmbyesi njoftoi se Elisa ndodhej në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas po tw njwjtws dëshmi të bërë nw studion e ’’Pa gjurmw’’ e motra Paola tha se u përball disa herë në Vlorë me personin e dyshuar si rrëmbyesi, i cili njihej në qytet si pjesëtar i Bandës së Zani Caushin, në vitin 1997.

 

E motra shkoi edhe më tej kur tha se nëna e saj, Floresha dyshonte për rrëmbimin e vajzës edhe tek tezja, si dhe tek ish-bashkëshorti me të cilin u nda pas zhdukjes së vajzës në vitin 2015.

 

Elisa Dallo e cila sot është 27 vjece bëhet e gjallë pas kësaj historie të rrëfyer në ’’Pa gjurmë’’ duke mohuar faktin se është e humbur. Ajo thotë se Nëna me motrën kanë gënjyer, dhe se është shëndosh e mirë dhe se ka është nënë e katër fëmijëve dhe se jeton në Vlorë. Konflikti mes motrave ka bërë që ata të mos kenë kontakte prej katër vitesh edhe pse jetojnë në të njëjtin qytet.

 

Elisa Dallo nw telefon:

Po unë e pashë emisionin kur u trajtua rasti im dhe më ka rënë si bombë, pasi unë jetoj në një mënyrë që këtu në lagje s’jeton askush kaq mirë sa unë. Paola me mamanë gënjejnë dhe më besoni për kokën e tre  fëmijëve. Gjithë spitali mua më ka ndenjur tek koka, nga më iI madhi tek më i vogli ,24 orë.

 

Odeta: Si janë marëdhëniet mes jush?

 

Elisa:

Ato gënjejnë për cdo gjë, të jap unë numrin e babait e të flasësh me të.

 

Vjehrra e Elisës:

Djali im donte një vajzë dhe e mori, pa dëshirën time dhe pa dëshirën e atyre. Nëna e Elisës është e ndarë nga burri dhe ai sa e mori vesh erdhi këtu, ajo ka një baba të rregullt, por nëna është e sëmurë. Unë ato do t’i denoncoj dhe do i ndjek në rrugë ligore.

 

Odeta: Nëna me motrën kanë ardhur që ta vizitojnë në spital Elisën?

 

Vjehrra:

Po kanë ardhur pasi i ka lajmëruar vëllai im sepse unë nuk kam dashur që t’i lajmëroj. Unë jam shumë e kënaqur me shërbimin e spitalit.

Odeta: U tha se djali juaj bëntë pjesë në grupin e Zani Caushit, a janë të vërteta?

 

Vjehrra:

Djali im është 30 vjec, dhe ne nuk merremi as me banda,as me krime, mund të bëni verifikime, por unë do ta hedh në gjyq atë. Unë kam një djalë ëngjëll.Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me njeri-tjetrin, djali  më bën kafenë cdo mëngjes. Jemi nga një familje shumë e mirë. Ato janë të sëmurë. Babai I Elisës është shumë punëtor , punon që në mëngjes , ruan kuaj në Zvërnec.

 

Odeta: Ai ka bërë burg për dhunë në familje 8 muaj

 

Vjehrra:

Është fajtore kjo, por kjo pjesë nuk më intereson mua.Elisa është shumë mirë, verifikoni familjen time Luiza Grabova nëse doni.