Rikthehet OFL/ Bllokon 9 makina me emergjencë, 3 të 'fortit' të Saukut që bëri 'biznes' me Llallën

22 Prill 2020, 15:21 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 15:22:45

TIRANE-Pas pushimit disa javor për shkak të pandemisë, rikthehet në veprim Operacioni Forca e Ligjit. Sot është vendosur masa e sekuestros në kushtet e emergjencës për 9 automjete. Gjithashtu një lezhjani i është sekuestruar pasaporta për moslejimin e daljes jashtë shtetit. Por të kujt janë makinat që janë sekuestruar në kushtet e emergjencës me firmën e drejtorit të policisë së shtetit? Njëri prej tyre rezulton që të jetë Eduart Dushkut banues në Farkë, i njohur edhe si i 'forti' i Saukut. Dushkut të njohur edhe me emrin Edison i janë bllokuar tre makina. Ai është i njohur jo vetëm për skedën e pasur kriminale, por edhe për 'biznesin' me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ndërsa mes të tjerëve në listën e zezë të OFL-së 4 janë gra nga Korça dhe Gjirokastra, që u janë bllokuar makinat. 

Lista e personave dhe makinave të bllokuara
- Tre automjete autovetura në pronësi të Eduart Dushkut banues në Farkë, Tiranë;
- Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;
- Automjeti Audi A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;
- Automjeti  në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;
- Automjeti  në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;
- Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në  Gjirokastër;
- Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në  Gjirokastër;