Rikthehet pas dy vitesh pandemi ‘netët korçare të poezisë’, poetë nga të gjitha trevat mblidhen në qytetin e bukur të Korçës

29 Maj 2022, 20:32

Pas dy vitesh shkëputje për shkak te kufizimeve te COVID 19, këtë fundjave në qytetin e Korçës u rikthyen ne edicionin e 27 ‘Netët korçare të poezisë’. Jo vetëm poetë korçarë, por edhe poetë e shkrimtarë të të trevave shqiptare u bënë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor

Në natën e parë u recituan poezitë përshëndetëse nga poetët pjesëmarrës në Bibliotekën e qytetit Thimi Mitko.