Rikthehet sherri 'Babale', Basha: Ja rezultati final i përgjimit. Balla: Po bie në gropën që fute dëshmitarin 'X'

7 Qershor 2018, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2018-06-07 15:46:15

Pas disa ditësh heshtjeje, ‘Babalaj’ është kthyer sërish në ‘mollë sherri’ mes palëve politike. Ishte kreu i PD, Lulzim Basha, që deklaroi se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit për të vëllanë, që audio-përgjimi i dëshmitarit ‘X’ do të vlerësohet jo autentik.

Përmes një konference për media pas seancës plenare, Basha theksoi se Prokuroria e TIranës me urdhër nga lart veproi gjatë natës për regjistrimin e kallëzimit penal të Agron Xhafajt. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi i menjëhershëm i PS.
Si veproi prokuroria brenda 24 oreve nen urdhrat e Fatmir Xhafes per te mbrojtur te vellain. Basha- Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa

    No videos found.