Rikthimi i “Haboob”, pamje dramatike nga stuhia e pluhurit që mbuloi Teksasin

13 Qershor 2019, 12:57

Stuhi gjigande rëre kanë “gëlltitur” qytetin Coahoma në kontenë Howard në Teksas të SHBA.

Në videon me imazhe të pabesueshme, e cila në kanalin YouTube ka grumbulluar më shumë se 120 000 klikime dhe 1500 shpërndarje, mund të shihet rikthimi i dhunshëm i  stuhisë “Haboob”, e ngopur me rërë, pluhur dhe mbeturina prej shkretëtirës së Saharasë apo dhe shtëpi, pemë e shtylla elektrike që përpihen prej stuhisë massive.

“Murri” i stuhisë lëvizi mbi qytetin Coahoma me shpejtësi deri 80 km në orë dhe u shtri në një sipërfaqe prej 100 km duke shkaktuar  gjithashtu "blackout" që zgjati rreth dy orë.

Grimcat e vogla të rërës, veç se pengojnë shikimin por gjithashtu janë të dëmshme për aparatin e frymëmarrjes pasi në shumë raste ato janë të ngopura me kimikate./Përgatiti Ilir Çuçi