'Rilindja' e Pazarit të Gjirokastrës, Rama: Kartëvizitë për turizmin, e nxorëm nga lista e rrezikut të UNESCO-s (VIDEO)

30 Shtator 2018, 18:33

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në inaugurimin e Pazarit të Gjirokastrës, në kuadër të programit Rilindja Urbane e Qyteteve. N një takim me banorët kreu i qeverisë foli për projektet në agroturizëm si dhe ndërhyrjen në zonat rurale të zonës.

Rama tha se ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Pazarit të Gjirokastrës, me rimëkëmbjen e 8 blloqeve të para të shtëpive, ndërsa do të vijojë puna me infrastrukturën e rrugicave dhe më tej, me një sërë projektesh në qytet e në hapësirën rurale të qarkut.

Çka kemi bërë nuk mjafton, por nuk ka diskutim se që nga viti 2013 e deri më sot duket sikur ka kaluar një epokë e tërë, pasi Gjirokastra është nxjerrë nga lista e rrezikut të UNESCO dhe është kthyer në qendër të vëmendjes së qeverisë. Gjirokastra ka parë investime të kryera në 5 vite që janë sa për 20 vite të marra së bashku. Gjirokastra ka hyrë në një fazë të re. Ky projekt është një kartëvizitë e kësaj faze të re. Sot turizmi nuk është një dëshirë, por një shpresë reale në rritjen e turistëve.

Edi Rama, kryeministër

    No videos found.