Rimëkëmbja ekonomike, ekspertët: Duhen 1-3 vite për rikthim në normalitet, vaksina nuk na shpëton nga rënia

11 Mars 2021, 17:22

Vaksinimi masiv i popullatës shikohet si një mundësi për të pasur një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë. Por edhe në këtë drejtim ekspertët kanë rezerva. Sipas tyre vaksinimi duhet të shoqërohet edhe me masa të tjera lehtësuese fiskale si për sipërmarrjen ashtu edhe për qytetarët.

“Më shumë sesa vaksinimi unë shpresoj tek imuniteti i turmës në fakt, që do të ketë një efekt shumë më të shpejtë në raport me popullatën. Megjithatë ekonomia siç e dimë, dhe sikur pandemia të mbyllet në dy muajit e ardhshëm, sërish plaga që i është shkaktuar ekonomisë do të jetë afatgjatë, të paktën deri vitin e ardhshëm”, thotë eksperti për ekonominë Majlind Lazimi.