Rimëkëmbja kërkon 5 vite, Çuçi: Nga Konferenca e Donatorëve do të marrim maksimumin

5 Shkurt 2020, 11:51

Ministri Çuçi u shpreh se nga konferenca e donatorëve do të marrin maksimumin në një proces që do të kërkojë kohë deri në rindërtimin përfundimtar. "Në do të ndërtojmë shtëpitë për të gjitha ata që u është prishur duke miratuar edhe tipet e banesave që do të ndërtohen. Ka një sërë veprimesh që janë ndërmarrë nga qeveria. Brenda 2020 të prekurit të jenë të strehuar në shtëpitë e reja. Kemi edhe një plan afatgjatë për lagjet e reja.

Fondet janë bërë publike, ne kemi angazhuar rreth 200 mln dollarë nga qeveria në dispozicion vetëm për këtë proces, kemi një kontribut nga BE-ja 13 mln euro dhe janë edhe shoqatat që janë të ulura në një tryezë më qeverinë që të vijojnë që të mbledhin fonde dhe fatura përfundimtare që do të dalë do të administrohet në mënyrë të përbashkët. Për pritshmëritë, sigurisht, ne po bëjmë gjithcka që kemi në dorë për të sensibilizuar miqtë tanë ndërkombëtarë.

Do ia lëmë Konferencës për të parë kontributin e të gjithëve. Kjo që paraqitëm sot është një dokument shumë i rëndësishëm për suksesin e konferencës në 17 shkurt në Bruksel. Konferenca është një nga momentet më të rëndësishme. Ne kemi pritshmëritë tona dhe jemi të bindur se do të jetë angazhim përtej normale" tha ai.

    No videos found.