Rinas, u kthyen nga Gjermania, çifti i moshuar: Tani do të rrimë brenda në shtëpi

31 Mars 2020, 18:14

Mes shqiptarëve që u kthyen nga Gjermania sot, ishte edhe një çift të moshuarish. Isufi me bashkëshorten në një prononcim për Report Tv treguan rrugëtimin nga Frankfurti. Ata e kishin planifikuar kthimin në Shqipëri në datë 21 mars, por shkak të situatës u shty me 10 ditë, derisa ndërhyri qeveria shqiptare për të siguruar riatdhesimin.