Rindërtimi i Shijaku, Margarit: Nuk kemi krijim të lagjeve të reja, por rindërtim në vendet ku kanë qenë banesat e dëmtuara

7 Mars 2020, 11:40

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka prezantuar projektet e rindërtimit të zonës së Shijakut, ku shprehet se në këtë zonë do të strehohen 598 familje dhe se në këtë rast nuk do të kemi krijimin e lagjeve të reja por ndërtimet do të bëhen në vendet ku janë dëmtuar banesat dhe pallatet pasi fatmirësisht në këtë zonë nuk kemi viktima.