Rindërtimi i Shijakut/ Rama: 90 % e pallateve do ngrihen nga fillimi, nuk kemi spostim të lagjeve! Do kthehet në një potencial turizmi si Belshi

7 Mars 2020, 14:22

TIRANË - Shijaku do të rikrijohet nga fillimi, ku 90 % e tij do të bëhet nga e para. Ky ishte projekti që qeveria ka për rindërtimin dhe rizhvillimin urban të kësaj zone. Gjithashtu u premtua se Shijaku do të kthehet në një atrakion për turistët, njësoj si Belshi.

Gjatë prezantimit të projektit kryeminitri Rama u shpreh se ky qytet do të transformohet tërësisht, ndërsa banesat individuale dhe apartamentet do të jenë të një standardi të lartë europian, rezistente ndaj tërmeteve, erërat dhe me materiale të riciklueshme dhe rezistente. Në Shijak janë evidentuar 10 zona për rizhvillim, ku shumica e tyre do të ketë edhe rikonceptim të lagjeve dhe rindërtim të pallateve në mënyrë që të sigurohen sa më shumë hapësira të gjelbra, parqe, hapësira publike dhe kënde lojërash për fëmijët. Të gjitha këto bëhen për përmirësimin e jetës së banorëve dhe zhvillimit ekonomik e urban të Shijakut. Rama tha se apartamentet do të ndërtohen të gjitha nga fillimi duke premtuar një Shijak të rikrijuar nga e para.