Rindërtimi i shtëpive të varfëra, Rama në Postribë të Shkodres

30 Dhjetor 2018, 17:10

Familja e Vullnet Shabajt në Postribë të Shkodrës Vitin e Ri 2019 do ta presë në shtëpinë e re, ndërtuar nga e para në më pak se dy muaj.  Në fillim të nëntorit Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Ogerta Manastirliu panë nga afër situatën mjaft të vështirë ku jetonte familja Shabaj, në një shtëpi të rrënuar.....

 ndërsa sot, në vigjilie të ndërrimit të viteve, ajo gëzon hapësirat dhe arredimin komod me ambientet e përshtatshme edhe për fëmijët e vegjël, që, ndonëse larg luksit të qendrave të mëdha të banuara, shkëlqejnë në shkollë me përgatitjen e tyre mësimore.

    No videos found.