Rindërtimi / Ku do investohen 95 milionë eurot e dhëna nga Italia për Shqipërinë, 5 grante!

11 Gusht 2020, 13:06 | Përditesimi i fundit: 2020-08-11 14:52:28

Shuma e akorduar nga Italia për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 për Shqipërinë do të fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës energjetike, forcimin e infrastrukturës së peshkimit dhe në sektorin e mbrojtjes civile për krijimin e një flote të re të emergjencave civile.  

Shuma prej 95 milionë euro janë detajuar ditën e sotme ku qeveria shqiptarja dhe ajo italian kanë firmosur marrëveshjen për shpërndarjen e fondit prej 95 milionë euro që Itali i dha Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Nga kjo shumë 5 janë grant nga qeveria italiane dhe 90 milionë euro do jenë në formën e një kredie të butë.

Marrëveshja u firmos nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ambasadori italiane Fabrizio Bucci, i  cili gjatë fjalës së tij tha se kjo dëshmon se dy vende kanë marrëdhënie vllazërore mes tyre.

Gjatë fjalës së tij ministri Ahmetaj specifikoi se si do të behej detajimi i këtij fondit  nga qeveria italiane, ku konkretisht ato do të shkonin në zhvillimin e infrastrukturës energjetike, forcimin e infrastrukturës së peshkimit dhe në sektorin e mbrojtjes civile për krijimin e një flote të re të emergjencave civile.

Gjithashtu edhe në grantin prej 5 milionë euro, 3 milionë euro do të shkojnë për rindërtimin e ndërtesave publike në një nga zonat e reja në zhvillim në Tiranë