Rindërtimi, Mazniku: 15 mijë të punësuar në kantiere! Po ndërtohen 599 banesa individuale

30 Tetor 2020, 18:39 | Përditesimi i fundit: 2020-10-30 21:10:47

Procesi i rindërtimit ka hyrë në një fazë të rëndësishme teksa këtë të premte u hap dhe kantieri i ndërtimit të lagjes së parë të Tiranës.

Numri dy i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në një intervistë për Report Tv u shpreh se aktualisht janë në ndërtim 599 shtëpi. Sipas tij ky proces ka hapur vende puna për 15 mijë qytetarë.

Ai thotë se pjesa më e madhe e këtyre investimeve bëhet nga buxheti i shtetit, ndërkohë fondet e alokuara nga ndërkombëtarët menaxhohen po vetë nga ato.

"Çdo deklaratë e kryeministrit është e qartë. Në fund të këtij viti duhet të jenë pjesa më e madhe e banesave të mbaruara. Pjesa më e madhe e investimeve janë para nga buxheti i shtetit. Ndërkohë të huajt po e menaxhojnë vetë fondin e tyre që kanë alokuar për Shqipërinë. Janë në ndërtim 599 banesa individuale. Po financohet nga buxheti i shtetit. Për 827 shtëpi këtë vit. Banesat shumëkatëshe. Kemi dhe programin e tretë, atë të infrastrukturës. Programi i infrastrukturës publike. Vlerësimi i deritanishëm. Ne flasim për 15 mijë të punësuar në këtë sektor. Ka një seri të zinxhirit të prodhimit, i cili lidhet me sektorin e ndërtimit do të kenë mundësi të punojnë" - tha Mazniku.

Zëvendës kryetari i Bashkisë Tiranë, Mazniku foli edhe për procesin e rindërtimit të shkollave ku u shpreh se ato janë më të rëndësishmet.

Ai thotë se fokusi nuk është vetëm rindërtimi i tyre në mënyrën se si ishin, por ndërtimi i tyre me kushte shumë herë më të mira.