Rindërtimi, ministri Ahmetaj inspekton ndërtimin e dy banesave të reja në Kodër Kashar

13 Gusht 2020, 13:52

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, së bashku me deputeten e zonës Blerina Gjylameti ishin sot në Kodër Kashar, një ndër zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata vizituan anëtarët e dy familjeve, atë të Selman Alukës dhe Myrteza Hykës në Kodër Kashar, ku ka filluar rindërtimi i banesave. Ahmetaj tha se për rreth 4 javë shtëpia do të mbarojë dhe ata do të futen në banesën e re. Pas tërmetit të 26 nëntorit ata qëndruan në qiell të hapur dhe më pas u vendosën në një çadër.

“Kemi filluar me shtëpitë individuale në Tiranë dhe në 10 bashki të tjera. Janë rreth 3400 shtëpi individuale dhe loti i madh i pallateve që janë në proces prokurimi dhe ndërtimi", tha Ahmetaj.Siç kanë filluar të ndërtohen në Kodër Kashar, kështu po ndodh edhe në Farkë, Baldushk e Zall Herr.