Rindërtimi në Bubq/ Një familje rezistencë për shembjen e vilës, shoqërohen disa pjestarë!

22 Tetor 2020, 09:38 | Përditesimi i fundit: 2020-10-22 16:35:32

Rindërtimi i banesave në Bubq ka prekur dhe familjen Xhaferri, vila e të cilëve preket nga rindërtimi e për pasojë duhet të shembet. Familjarët kanë bërë rezistencë pasi mendon se nuk ka pse të shembet vila e tyre, pasi sipas tyre nuk prish projektin e rindërtimit. Sakaq ata pretendojnë se nuk ka marrë dëmshpërblim për godinën.

Pas rezistencës së familjarëve policia ka shoqëruar disa pjestarë të familjes, ndërsa banesa akttualisht po boshatiset nga pajisjet dhe orenditë.

Në godinëne familjes, janë të vendosura kopshti dhe qendra shëndetësore e fshatit Bubq, një shoqatë dhe disa biznese, sakaq janë të vendosira edhe disa biznese.

Si pasojë e planit do të shemben dy banesa dhe dy godina shërbimi 1 deri 3 kate.

Vetë familja lidhur me prishjen e vileës ka marrë njoftim me shkrim dhe njëri prej tyre i revotuar ka thënë se do ta shkojë në gjykatë.

"Si botohet, si merrka vesh shteti me qytetarin. Brenda 24 orëve më bini fadromën. Unë jam pronari i kësaj vile. Të dali kryeministri vetë e të thotë ku e ndërton kjo ndërtesë një plan ndërtimi me 18 hektar, ku e pengon. Ai të presë vetëm vendimin e gjykatës. Unë pres një vendim gjykate. Kam bë një kërkesë për prishje të objektit tim. Ky objekt bazohet në 500 m katror ndërtim. Shteti të më japë kohë të shkurtër që të drejtohem në gjykatë.

Si mund të sjellësh ti fadromën unë kam fëmijët aty. Do të sjell edhe vërtetimin e fëmijës që e kam nxjerrë nga spitali para dy ditësh", tha pronari i familjes.