Rindërtimi në Durrës/ Rama inspekton shkollën “Shaqe Mazreku”: Po rilind për t hapur më 26 nëntor

25 Tetor 2020, 17:08

Punimet për rindërtimin e shkollës “Shaqe Mazreku”, janë drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e ndërtimit të kësaj shkolle, nga ku bëri të ditur se bashkë me 10 shkolla të tjera në Durrës, shkolla “Shaqe Mazreku” po rilind për të hapur dyert më 26 nëntor të këtij viti, më e madhe e më bukur për 711 nxënës dhe mësues, me një mjedis shkollor të denjë me kushte optimale.