Rindërtimi në Durrës/ Sako për Report Tv: 904 shtëpi do të ndërtohen nga e para!

3 Nëntor 2020, 18:09

DURRËS- Rindërtimi ka qenë kryefjalë e ditës së sotme dhe në kuadër të kësaj, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako në një lidhje për Report Tv detaje mbi këtë proces. Ajo ka sqaruar ka nisur procesi i rindërtimit të banesave individuale, ku 904 do të ndërtohen nga e para. Ndërkohë, 9300 familje kanë marrë grantet e rikonstruksionit ndërsa 4800 bonuse e qirasë."Kemi filluar rindërtimin e banesave individuale, janë miratuar 904 banesa për rindërtimit, kontratat kanë filluar për 2 lote, i pari 537 në Manëz dhe Ishëm që kanë pasur dëmin më të madh dhe ka filluar shembja në Sukth, pra shumë shpejt kemi filluar edhe themelet në dy pallatet e para në Durrës. Procesi ka qenë shumë dinamik dhe shumë i gjerë. 9300 familje kanë marrë grantet e rikonstruksionit. Procesi i rindërtimit nuk është i thjeshtë që ka të bëjë vetëm me dokumente, dhe kjo do të ketë kohën e nevojshme, 5-7 muaj për shtëpitë dhe pastaj për pallatet. Janë dhënë 4800 bonusin e qirasë familje", tha Sako për Report Tv.