Rindërtimi në Kombinat, nis shembja e 9 pallateve të para! Veliaj: Të gjithë do trajtohen me bonusin e qirasë derisa të marrin çelësat e shtëpisë së re

1 Dhjetor 2020, 20:22

Bashkia e Tiranës ka vijuar punën në terren me lagjen e re që do të rindërtohet nga e para në Kombinat, ku ka nisur sot prishja e 9 pallateve të para, nga 23 që do të shemben gjithsej në këtë zonë mjaft të goditur nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, sëbashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin sot në kantierin e dytë më të madh në Tiranë të Programit të Rindërtimit, për prishjen e pallatit të parë, i cili do t’i hapë rrugën sheshit të madh të transformimit të të gjithë kësaj lagjeje sipas projektit të arkitektit italian Marco Casamonti.