Rindërtimi në Krujë, 13 shkolla të dëmtuara! Bashkia: 4 të reja do jenë gati në janar

26 Nëntor 2020, 16:58

Paralelisht me ndërtimin e lagjeve të reja në Thumanë e Bubq, ku do të strehohen banorët që mbeten në çadra nga termeti i 26 nëntorit 2019, po ndërtohen edhe shkollat e reja.

Nga 13 objekte arsimore të shembura, 4 do të përfundojnë së ndërtuari në janar 2021.