Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj në kantierin tek '5 Maji' në Tiranë: Për 14 muaj do kthehet në një qendër të dytë moderne për kryeqytetin

27 Shkurt 2021, 17:33

#reportTV #lajmeshqip #lajme Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet në kantierin e lagjes së re '5 Maji' në Tiranë. Sipas tij, kjo lagje për 14 muaj do jetë një nga qendrat urbane, ekonomike më moderne në Shqipëri dhe një qendër e dytë e kryeqitetit. Ahmetaj thotë se do të ketë 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ku ndër to do jetë dhe godina e tatim-doganave Gjithashtu në këtë zonë do të ketë dhe 3 objekte arsimorem një shkollë profesionale dhe një qendër për Teknologjinë dhe Informacionin. "Nuk do ketë asnjë shenjë të tërmetit të 26 nëntorit në këtë lagje. Këtu jemi tek 5 maji sëbashku me operatorin. Siç e tha inxhinieri këtu për 1 muaj është bërë një punë kolosale. Për 14 muaj këtu do jetë një qendër e re e Tiranës. Do jetë një qendër e dytë për kryeqytetin. Kemi filluar me programin e pallateve këtu tek 5 maji. Edhe në Kombinat kemi filluar. Rindërtimi është një shenjë shumë e madhe" - tha Ahmetaj