Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë punimet që po kryhen në zonën e Kullës në Sukth ku po ndërtohen banesat e reja për qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ai thotë se për pak ditë përfundon ndërtimi i 43 banesave individuale për familjet.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se për 7 ditë, banorët e kësaj zone do të hyjnë në banesat e tyre të reja.
“Tashmë janë vendosur dritaret, ka dhe disa ndërtime të fundit dhe për 7 ditë familjet janë në shtëpi” – tha Ahmetaj.
Gjatë inspektimit, ka pasur dhe batuta mes kryeministrit dhe banorëve.
Rama: Duhet të rregulloni dhe oborrin tani.
Banori: Avash, avash.
Rama: Shpejt e shpejt, jo avash avash. Bëni oborrin se me gjithë këto shtëpi të bukura ju duhet.
