Rindertohen 280 banesa individuale në Manzë! Qeni leh, Rama thumbon Metën: Pusho, do dekoratë ai tani

10 Tetor 2020, 18:12 | Përditesimi: 10 Tetor 2020, 18:23

Në Manëz në Durrës do të ndërtohen 280 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në zonë i shoqëruar nga ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Gjatë inspektimit kryeministrit i tërhoqi vëmendjen një qen që lehu, moment që Rama e shfrytëzoi për të bërë një batutë në drejtim të Ilir Metës.

"Pusho, do dekoratë ai tani", tha Rama duke shkaktuar të qeshura

Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj tha se për disa familje banesat do të jenë gati brenda 40 ditëve.

r.k./Shqiptarja.com