Rindizet zjarri në Rrogozhinë duke djegur ullishtet, asnjë zjarrfikëse në vendngjarje

15 Shtator 2020, 17:15 | Përditesimi i fundit: 2020-09-15 23:34:09

Një zjarr i madh është ndezur në fshatin Ballaj të Rrogozhinës duke djegur një sipërfaqe të madhe me ullishte.

Sipas informacioneve për Report Tv, zjarri ka nisur që mbrëmë dhe asnjë zjarrfikëse nuk ka mbërritur në vendngjarje.

Zjarri ishte fikur më herët, por ai është ndezur sërish duke vazhduar që të djegë sipërfaqe të tëra me ullinj. Flakët vazhdojnë të pushtojnë pemët dhe bimësinë në këtë fshat. 

Më herët, një zjarr në fshatin Zambishtë të Rrogozhinës dogji 15 hektarë me ullishte.