Rinisja e fluturimeve në Rinas, Balluku: Situata do të zgjidhet shumë shpejt

7 Prill 2021, 19:04

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pyetur për rinisjen e fluturimeve në Rinas, nuk dha një datë se kur mund të ndodhë kjo.

Në studion e “Report TV”, ajo tha vetëm se situata do të zgjidhet shumë shpejt.

“Për shkak të arsyeve të sigurisë, ju e shikoni që dhe forcat ushtarake janë duke marrë në mbrojtje ndërtesën. Njerëz që kanë vendosur të bllokojnë hapësirën shqiptare, mund të kryejnë edhe veprime të tjera që mund të vinin në rrezik të gjithë vendin. Nuk mund t’i referohem planit për rinisjen e shërbimeve të navigimit ajror, por do të zgjidhet shumë shpejt”, tha Balluku.