Rio de Janeiro, kërcënon me pistoletë lodër, vritet pengmarrësi

21 Gusht 2019, 12:09

Ka përfunduar me një viktimë rrëmbimi i një autobuzi dhe mbajtja peng e 18 pasagjerëve në Brazil.

Rrëmbimi i autobusit u krye nga një 28 vjeçar, mbi urën që lidh Rio de Janeiron me qytetin e Niteroi.

Sipas gazetës braziliane 'O Globo, rrëmbyesi, fytyra e të cilit ishte e mbuluar nga një shami e zezë, mbante në duar një pistoletë dhe bidona me benzinë, duke kërcënuar se do të digjte autobusin bashkë me pasagjerët pengje. Autoritetet policore pasi u përpoqën të negocionin me rrëmbyesin, liruan 4 gra dhe 2 burra.

Rrëmbyesi i vetidentifikuar si polic ushtarak, kishte dalë disa herë nga autobusi duke hedhur Molotov drejt forcave të policisë. Pikërisht në një moment të tillë ai u qëllua për vdekje nga një snaiper. Pas kqyrjes së trupit të viktimës, rezultoi se pistoleta e tij ishte veç një lodër.