Rishikimi i kufirit / Berisha kundër, Thaçi: S'pranoj këshilla, mbushe me naftë tanket e Millosheviçit

4 Gusht 2018, 17:56

Në kulimin e debateve, për faktin nëse do të ketë ndryshime kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, përplasen në distancë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit është shprehur sot nëpërmjet një postimi se është kundër korrigjimit të kufirit dhe Serbia s’mund të prekë asnjë pëllëmbë të tokave shqiptare.

Nga ana tjetër, Presidenti Thaçi që është i mendimit se kjo është një mundësi historike që Kosova dhe Serbia ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin, reagon ashpër ndaj Berishës. Ai thotë se nuk pranon këshilla nga ata që populli i ka larguar masivisht me votë nga pushteti, ata që janë përfshirë në kontrabandë nafte në kohën e Millosheviçit, apo ata që strehuan vrasësin e shqiptarëve të Kosovës, Arkanin, duke etiketuar indirekt ish-kryeministrin Berisha.

FJALA E THAÇIT

“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 - 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviçit.FJALA E BERISHES

“Theksova se Republika e Kosoves eshte shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t’i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.

“Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnje borxh Serbise dhe se ajo nuk ka asnje pellemb toke te territorit te saj pasi e kunderta eshte e vertete, u shpreha se te pranosh idene e ndarjes se Kosoves ne nje menyre apo ne nje tjeter mbeshtet idene dhe perpjekjen e Beogradit per Serbine e Madhe ne kurriz te Kosoves. Ne rajonin tone, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica jane disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.