Ristani tregon raportet me Bashën: PD nuk është gati për zgjedhje të parakohshme

12 Nëntor 2019, 22:15

Marrëdhëniet personale janë korrekte zyrtare. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar në PD-së dhe kryetar i komisionit të Apelit në PD. Janë marrëdhënie zyrtare. Zgjedhjet e parakohshme mund të jenë në prag dhe duke qenë në prag, partia duhet të jetë në gjendje për t'u përballur, a është PD-ja në lartësinë e duhur? Unë mendoj se jo, ka nevojë për t'u përgatitur më mirë. PD-ja zgjedhjet e parakohshme i ka kërkuar, pasi mendon se është e vetmja mënyrë që vendi të dalë nga kriza. Kriza politikisht zgjidhet me zgjedhje.

PD-ja ka punuar dhe luftuar që të conte drejt zgjedhjeve të parakohshme. Nuk jam larguar nga politika, kam pasur një pozicion më kritik ndaj disa veprimeve dhe mënyrës si PD-ja mund të jetë më e fortë për të përmbysur këtë qeveri. Nuk e di se cfarë ka ndodhur, jam ndeshur vetëm me dokumentet zyrtare që kam parë. Kemi të bëjmë me deklarime, por nuk ka të bëjë me PD-në si institucion dhe me mua personalisht. Akuza për falsifikim nuk ka të bëjë me mua" tha ai.