Rita Ora mbërrin në Tiranë, zbulon projektet: Në janar 2023 sjell albumin e ri, do jem edhe në një film! Mesazhi për të rinjtë që të ndjekin ëndrrat

4 Shtator 2022, 21:35 | Përditesimi i fundit: 2022-09-05 00:34:42

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është në Tiranë! Të martën, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë në Tiranë e ka rezervuar për studentët e Liceut Artistik, ku zbuloi se në janar të vitit tjetër do të sjellë albumin e ri. Po ashtu do të marrë pjesë në një film, por nuk i tregoi detajet e këtij të fundit.