Rivendosja e tabelave në Finiq, PBDNJ: Qëndrime hiene, gjuhë urrejtje, pesë pyetje Ramës

7 Maj 2019, 13:34

Sot në bashkinë e Finiqit janë rivendosur tabelat me shqipen si gjuhë të parë dhe greqishten të dytë. Megjithatë PBDNJ-ja, që është njëra nga partitë që mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri ka reaguar kundër kryeministrit Edi Rama. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule pas akuzave ngre disa pikëpyetje për kreun qeverisë.

DEKLARATA E PLOTE E PBDNJ-se
Në vazhdim të qëndrimit tonë publik të shprehur në deklaratën e përbashkët  me Bashkimim Demokratik të minoritetit etnik Grek  OMONOIA:

1. Dëshirojmë edhe njëherë të shprehim indinjatën tonë dhe të dënojmë me forcë  aktin vandal të heqjes së tabelave dy gjuheshe në Bashkine Finiq. Ky akt përben shkelje flagrante të të drejtave të pjesëtareve të Minoritetit Etnik Grek, siç ato burojnë nga Konventa kuadër e Këshillit të Europës, nga legjislacioni i vendit sikurse edhe nga politikat dhe praktikat europiane.

2. Kryeministri Rama, “me qëndrime  hiene natën dhe qingji ditën”, pretendoi dje arsye teknike qe çuan në këtë akt të papranueshëm dhe premtoi rivendosjen e tabelave. Edhe në rast se shterojmë vullnetin tone politik pozitiv dhe i konsiderojmë këto deklarata si të sinqerta, pyetjet e mëposhtme kërkojnë përgjigje:

a. Përse tabelat u hoqën natën nën një klimë terrori dhe pranie të paarsyeshme policore?

    No videos found.