Rivlerësimi i pronave do të shtyhet deri në 31 dhjetor, burime nga Kadastra: Drafti pritet të miratohet në qeveri

2 Qershor 2020, 17:11

Rivlerësimi i pronave do të shtyhet me 3 muaj. Shkak për këtë shtyrje është bërë pandemia COVID-19, pasi gjatë më shumë se dy muaj karantinë procesi i rivlerësimit thuajse nuk ka funksionuar për shkak se shumë aktivitete u mbyllën, qarkullimi u mbyll, po ashtu edhe sportelet e administratës pjesërisht u mbyllën për të mos lejuar përhapjen e COVID-19. Burime nga Agjencia e Kadastrës thonë se drafti që do të miratohet në qeveri, synon shtyrjen e rivlerësimit deri më 31 dhjetor 2020.