Rivlerësimi i pronave shtyhet në fund të janarit, do të bëhet online

16 Janar 2020, 18:46

Mungesa e një udhëzimi dhe një VKM, po bëhet shkak që procesi i rivlerësimit të banesave të mos fillonte në 14 janar por në muajin shkurt. Sipas informacioneve të marra në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, fillimi i zbatimit të këtij ligji është kompleks dhe se Ministria e Financave dhe Kadastra kanë afat deri në 1 muaj për të nxjerrë një udhëzim të përbashkët për të shprehur në mënyrë konkrete se cfarë kriteresh duhen përmbushur për të bërë rivlerësimin. Deri më tani pranë zyrave të ekspertëve vlerësues është dërguar një listë me dokumente që duhet të dorëzojnë ata pronar që kanë te hipotekuar banesën e tyre

Por ende nuk është saktësuar se cilat janë dokumentet që duhet të dorëzojë nje qytetar i interesuar per të bërë rivlerësimin por e ka banesën në proces legalizimi. Në udhëzimin që po hartoj të dy institucionet do të përcaktohen edhe mënyra se si do të procedohet me banesat që kanë prapavijë me probleme siç është bashkëpronësia, apo prona të marra në formën e dhurimit. Por përveç kësaj REPORT TV ka mësuar se rivlerësimi i banesave do të mund të kryhet online për këtë arsye ADISA po ushtron trajnime intensive të punonjësve që do të vazhdojnë deri në fund të janarit që pranë zyrave të saj të ofrohet online edhe ky shërbim.

ADISA deri më tani ka marrë të drejtën të ofrojë një sërë shërbimesh online, sic janë taksat e ndryshme. Po ashtu të gjithë të interesuarit do të mund të kryejnë procesin e rivlerësimit edhe pranë zyrave noteriale, pasi falë marrëveshjes së nënshkruar nga Kadastra me Dhomën e Noterëve, iu dha e drejta noterëve që të ofronin një sërë shërbimesh online, siç ishin tapitë, por tani do të ofrojnë edhe bërjen e rivlerësimit. Procesi i rivlerësimit të pasurisë me tatimin 3%, nga 15% që ishte më parë. Pritet të rivlerësohen 50 mijë pasuri me një efekt pozitiv në buxhet rreth 6 miliardë lekë sipas relacionit të ligjit.

.Dokumentet për banesat me certifikatat pronësie:
1. Kopje të dokumenteve të pronësisë
•         Certifikatë pronësie (e domosdoshme)
•         Kartela (nëse e disponon)
•         Harta treguese (nëse e disponon)
•         Planimetri  (nëse e disponon)
2. Fotokopje të dokumentit të identitetit të pronarit