Riza, Meksi dhe Thomo, “Mjeshtër në arkitekturë”. Specialisti: Pas ’90-s interesi i shtetit për monumentet ka rënë!

1 Tetor 2020, 16:31

“Shqipëria ndodhet një moment drastik të fytyrës së saj. Faktikisht, ndoshta ka ardhur koha që ne të mendojmë ndryshe, të mendojmë siç kanë menduar këta specialistë në tërë këto vite, edhe nga sot ne t’u përkushtohemi vlerave të ruajtjes së identitetit, që kemi në vendin tonë”, shprehet kreu i Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë, Armand Vokshi.
Tre arkitektë-restauratorët e njohur, Emin Riza, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo u vlerësuan nga Shoqata e Arkitektëve Shqiptarë me çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”. Kontributi 55-vjeçar që kanë dhënë në fushën e trashëgimisë kulturore përmes evidentimit, studimit, dokumentimit, mbrojtjes dhe restaurimit të trashëgimisë së Monumenteve të Arkitekturës në Shqipëri, por edhe publicizimit të kryeveprave shekullore prezentë në trojet shqipfolëse i bën këta tre specialistë modele për brezat që do të vijnë