Roma dëshiron Tiranën në BE, ministri Amendola: Shqipëria ka bërë shumë në terma të reformës institucionale

22 Nëntor 2019, 11:25

talia do të rihapë çështjen e hyrjes në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pasi propozimi u refuzua për shkak të kundërshtimit të Francës. Kështu u shpreh Vincenzo Amendola, Ministri Italian për Çështjet Europiane, i cili përsëriti qëllimin e Romës për të rikuperuar atë që ai e quante "një gabim politik".

"Një gabim serioz politik, dhe siç tha kryeministri Conte, gjithashtu një gabim historik. Sepse Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë bërë shumë në terma të reformës së arkitekturave të tyre institucionale”.

Sidoqoftë, sipas Ministrit Amendola, së shpejti do të përballemi me një skenar të ri.

"Ekziston një Komision i ri që hyn në lojë në muajin dhjetor, kështu që ne do të duhet të presim deri në mars, kur, së bashku me Komisionin e ri, ne do të punojmë për atë që do të jetë një pikë e rëndësishme për vendimin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë."

Vincenzo Amendola  tha gjithashtu se "Unë besoj se ka një shumicë të qartë në Këshill dhe gjithashtu në Komisionin Europian në përkrahje të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dikush mendon se procesi i pranimit duhet të azhornohet por gjithsesi shumica mendon atë që Italia ka përsëritur gjithmonë, hapjen e negociatave”.