Roma frenon Interin, Juventusi ndaj Lazios për parakalim, Atletico harron të fitojë

7 Dhjetor 2019, 10:04

Roma frenon Interin në “San Siro”. Zikaltërit nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola ndaj verdhekuqve dhe shkojnë +2 nga Juventusi por bardhezinjtë sonte nëse mposhtin Lazion riktehen në kryesim.

Roma bën një ndeshje të mirë sidomos në pjesën e parë por nuk krijon rrezik serioz. Ishte Interi që kishte rastet më të pastra me Lukakun, Vecinon dhe Brozovic por portieri  i kryeqytetasve Mirante bëri mrekullinë. “Nuk rrezikuam asgjë por na mungoi vetëm goli” deklaroi Conte pas ndeshjes hapëse të javës së 15-të që prodhoi spektakël por jo gola.Në La Liga , Atletico Madrid harron të fitojë. Djemtë e Simeones barazuan pa gola ndaj Villarreal në transfertë duke koleksionuar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore dhe zbresin në vendin e 6-të në renditje. Joao Felix kishte rastet më të pastra por shtylla i tha jo portugezit. Sonte Barca kryesuese pret Mallorca-n në “Camp Nou”./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Kategori të tjera