Romë-Paris/ Paqe të paktën në letër, gjithsesi fërkimet janë të mëdha! Dosja ‘Libia’ më delikatja

18 Shtator 2019, 12:20

Për Parisin vlen edhe një shtrëngim duarsh, që të vulosë paqen e bërë, të paktën në letër, midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit italian, Giuseppe Conte, pas 15 muajve tensione, që kulmuan me tërheqjen në Paris të thambasadorit francez në Romë.

Takimi i të mërkurës në “Palazzo Chigi” është një nga shenjat më domethënëse të paqes, si dhe të ritmit të punës së ekzekutivit me “5 Yjet” dhe Partisë Demokratike.

Roma pret vizitën e Macron për të hedhur një hap përpara në dosjen e migrantëve, në funksion të dy samiteve të rëndësishme të Ministrave të Brendshëm evropianë, që do të mblidhen për të përcaktuar planin për rishpërndarjen e refugjatëve.

Diçka tashmë ka lëvizur: Italia në fakt ka arritur të korr disponueshmërinë e Francës dhe Gjermanisë në lidhje me këtë çështje.

Por fërkimet midis dy vendeve janë të mëdha. Dosja ‘Libia’ është një nga më delikatet.

Në vendin e tronditur nga konflikti i brendshëm, kontrolli ushtarak i fushave të naftës është në rrezik.

Kampi “Al-Sharara”, 700 kilometra në jug të Tripolit, prodhon një të tretën e naftës libiane. Këtu operon një ndërmarrje e përbashkët midis asaj shtetërore Libiane dhe katër kompanive, përfshirë kompaninë franceze “Total”.

Më tej në jug ndodhet fusha naftëmbajtëse “Elefant”, një menaxhim i përbashkët midis ‘Eni’ Italian dhe ‘Noc’ Libian.

Prandaj Italia dhe Franca e luajnë lojën në anët e kundërta.