Romët në Elbasan protestë te bashkia: Duam ushqime, tani as dyqanet s'na japin më me listë

15 Prill 2020, 14:52

Në Elbasan sot disa rom kanë protestuar para zyrave të postës dhe bashkisë për mungesën e ndihmave, pasi sipas tyre ata nuk kanë ushqime të hanë. Sipas romëve mbyllja në shtëpi si masë mbrojtëse për koronavirusin ka krijuar probleme për mbijetesën.

Edhe pse është e ndaluar për të protestiuar, në 'rezistencën' e tyre romët nuk kanë respektuar masat e sigurisë, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ata kërkojnë shpjegim se përse sorollaten pa arsye, ndërsa shtojnë se ndihma e vetme e marrë nga bashkia ka qenë një pako modeste. Sipas tyre nuk ata nuk kanë me se të mbajnë frymën.Një qytetare shprehet: 'Ne jemi të harruar, nuk na kanë ndihmuar fare.' Ndërkohë një tjetër shton: "Unë paguaj ujin, dritat, tani nuk kemi asnjë të ardhur, as asistencë e as asgjë. Ne jemi të izoluar ku të shkojmë, të na japin ndihma me ushqime bashkia e Elbasani. Kryetari thotë do ndajmë ndihma dhe nuk na sjell asgje." Sakaq një tjetër nga komuniteti rom shton: "Unë kam rreth 600 mijë lekë borxhe, tani as dyqantet nuk na japin me listë."