“Rotacion, por me kë? A nuk i provuam të gjithë?” Dilema e vlonjatit, dëshmitar i vitit ’97

17 Janar 2021, 09:48 | Përditesimi i fundit: 2021-01-17 10:26:20

Të gjithë e duam rotacionin, por kujt t’ia besojmë? Atyre që bënë 97-n dhe vodhën Shqipërinë? Kështu u shpreh mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv  një qytetar nga Vlora i cili nënvizoi se nuk është mbështetës i Edi Ramës por shikon se cfarë është bërë në këto vite me të në krye të qeverisë.