Rovena Daja në Report Tv: Kohët e fundit asimptomatikët me COVID-19 po shërohen për 10 ditë! Mosha mesatare e të prekurve është 47 vjeç

6 Tetor 2020, 14:43 | Përditesimi i fundit: 2020-10-06 16:46:14

Qytetarët e prekur nga covid -19 po shërohen në një periudhë më të shkurtër kohore se sa në muajt e parë të pandemisë. Mjekja epidemiologe në ISHP, Rovena Daja tregon se është vënë re që personat të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes ose simptomatikët negativizohen brenda 10 ditësh. Aktualisht mesatarja e rasteve të reja shkon deri në 145 persona në 24 orë dhe mosha mesatare e të prekurve në vendin tonë është 47 vjeç.