Rradhë të gjata të kamionëve të mallrave në kufirin mes Austrisë dhe Italisë

14 Mars 2020, 19:06

Tashmë Italia është shpallur zonë e kuqe, duke mos u lejuar lëvizja e pasagjerëve.

Sipas shifrave të fundit, numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka shkuar në 17,750 pacientë, ku janë shtuar 2,975 persona.

Sipas Angelo Borrellit janë 1.966 të shëruar, 527 më shumë se sa dje, 1.441 viktima, ku 175 kanë ndërruar jetë për 24 orë.

Një nga videot e bëra në kufirin mes Italisë së Veriut dhe Austrisë, shihen rradhë të shumta të kamionëve të mallrave.

Një rradhë që duket sikur nuk do të mbarojë ndonjëherë.

Rradha ka ardhur si pasojë e masave të shumta të vendosura në zonën e kuqe për shkak të pandemisë globale.