Rrapaj: Bujqësia kërkon mbështetje financiare, për të përballuar pasojat

2 Prill 2020, 14:34 | Përditesimi i fundit: 2020-04-02 16:31:44

TIRANE - Agrobiznesi kërkon nga qeveria që të hartojë një paketë mbështetëse për sektorin e bujqësisë pasi po operon në kushte tepër të vështira. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj thotë për Report TV se nga paketa aktuale fermerët nuk përfitojnë pasi ushtrojnë aktivitetin e tyre, por sipas tij duhet një garanci sovrane specifike për fermerët, pasi nga kredia me shtetin garant ata nuk përfitojnë. Me këtë propozim ata synojnë mbështetjen financiare për grumbulluesit dhe fermerëve që ata të vazhdojnë prodhimin.

“Të përfshijë garancinë sovrane që qeveria duhet të japë për produktet e këtyre fermerëve në mënyrë që këta të kenë mjete xhiroje për të blerë, ku qendrat e grumbullimit të kenë mjetet për ta blerë këtë produkt dhe të kenë një subvencion për ta ruajtur këtë produkt në mënyrë që ky produkt të mos humbas. Pra, dhe fermerët në të njëjtën kohë të kenë disa mjete xhiroje për të ricikluar prodhimin për të paguar farat e fidanët në këtë periudhë, ata që mbjellin misrin dhe fasulen, për të paguar fidanët që mbjellin produktet. Po u gropos ky produkt atëherë i gjithë zinxhiri fillon e falimenton, por kjo duhet bërë në kohën e duhur dhe koha e duhur është tani”.