Rrëfim 'dashurie' për mësimdhënien: Më mungojnë fëmijët që mësova për 42 vite

7 Mars 2020, 14:32

Ti bësh të lehta gjerat e vështira”, ky është ai nocion që do të përkufizonte më së  miri e në kuptimin më të plotë  figurën e mësuesit në ditën e tyre.

Sot është 7 Marsi, një ditë në vit për të shprehur mirënjohjen  ndaj prindërve të dytë, mësuesve. Një ditë në vit, kur gjithë shoqëria reagon dhe shpreh respekt ndaj atyre që mbjellin Ardhmërinë . Në këtë ditë feste te veçantë ku e gjithë shoqëria bashkohet për të nderuar mësuesit që kanë aq shumë ndikim në formimin e brezave që rriten, në një rrëfim për Report TV, ish-mësuesja e anglishtes  Lirika Lleshi , tregon kontributin e një jete në gjimnazin Petro Nini Luarasi .