Rrëfimi i Dakos: Kam qenë student me 5-sa, por u bëra biznesmen dhe kryetar bashkie

20 Mars 2019, 19:42

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dje zhvilloi një takim në Durrës me studentët, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjush Dako.

Gjatë bashkëbisedimit, Dako është shprehur se nuk ka qenë student i 10-të, por i 5-s, megjithatë është bërë biznesmen dhe kryetar bashkie.

‘Ministri (Sandër Lleshaj) tha kam qenë student me 10-a, unë nuk kam qenë me 10-ta, kam qenë me 5-a. Por jam bërë kryetar bashkie biznesmen i suksesshëm" tha ai, ndërsa deklarata shkaktoi të qeshura në sallë.