Rrëfimi i infermierit të pacientëve me COVID: Ambienti i mbyllur e gri..i përkëdhelim dorën e ballin

14 Prill 2020, 11:58

TIRANË - Nuk është aspak e lehtë për ta të jenë në frontin e parë të një beteje me një armik të padukshëm dhe të panjohur për ta. Puna e përditshme e bluzave të bardha në Spitalin Infektiv në Tiranë, nis me veshjen e mjeteve mbrojtëse dhe me përkujdesjen për pacientët e shtuar. Për Saimir Hitën, infermier tek Infektivi nuk ishte aspak e lehtë në fillim të mësohej me një situatë që krejt papritur të bënte viktimë të një infeksioni që bota po lufton t'i gjejë vaksinën. Por tashmë, gjithçka për të është kthyer në rutinë, pasi ndihet më i qetë dhe me besim se do të dalin fitues të kësaj lufte.

Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, infermieri Hita përshkruan emocionet e para kur iu desh të përballej me pacientët e parë por edhe se si është një ditë e tij në spitalin Infektiv.