Rrëfimi i Luljeta Lleshanakut për poezinë që boton në gjuhë të huaj, “Hapësira negative”

9 Gusht 2018, 17:35

Poezia për Luljeta Lleshanakun nuk është vetëm një mënyrë për të bindur veten që ekziston, por me vargjet e saj ajo kërkon që të lërë një dëshmi për njerëzit. Në vargjet e saj vijnë histori dhe përvoja si një lojë, që kapërcejnë më së miri personalen.

Në këtë intervistë për kamerën e Report Tv poetja rrëfen botimin e librit “Hapësirë negative” në anglisht, ndalet tek sfidat që duhet të kapërcejë një autor shqiptar për të qenë pranë lexuesit të huaj, por jo vetëm. Lleshanaku flet për procesin e të krijuarit, mundësitë që ka për të shkruar kur është në atdhe, por edhe për pjesëmarrjen e saj në rezidencë, si krijuese.  

Hapësira negative’ është libri im i fundit i botuar në gjuhën angleze edhe në Mbretërinë e Bashkuar edhe SHBA. Është i njëjti libër, por me shtëpi botuese të ndryshme. Nuk është përvoja ime e parë me këta botues. Por kur krijohet një lloj marrëdhënie mes botuesit edhe autorit, zakonisht janë ata që të kërkojnë vet...,është treg shumë konkurrues, kjo dihet si në të gjithë botën, në një farë mënyre nuk ka qenë e njëjta aventurë, si me librin e parë. Interesante është se tek ‘Hapësira negative’ kemi dy në një, dy libra të gjuhës shqipe, është libri “Pothuajse dje”dhe “Homo antarcticus”. Libri ka pak që ka dalë edhe si fillim edhe ka kaluar disa teste të vështira... 

Luljeta Lleshanaku, poete