Rrëfimi i të penduarit në Elbasan, 100 mijë € për dy vrasje/ Alibej ka emër tjetër, quhet Agim Shurbi

1 Tetor 2020, 20:35

Erjon Alibej, besohet se ka paguar 100 mijë euro për të ekzekutuar Emiljano Ramazanin dhe shokun e tij, Regis Runaj, ngjarje të ndodhura në 20 dhe 30 korrik në qytetin e Elbasanit. Një fakt i tillë mbi vlerën e pagesës, ka dalë gjatë dëshmisë së bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Euglen Halili, i cili u ka treguar hetuesve se nga bisedat që ka zhvilluar me bashkëpunëtorin në vrasje, Xhuljano Hoxha, ky i fundit i ka treguar se do merrnin 100 mijë euro, për të kryer vrasjen e Ramazanit dhe Regis Runaj, të dy personazhe që njihen në Elbasan, si shpërndarës dhe konsumatorë kokaine.