Rregullat e reja në bashkitë ku do lirohet lëvizja nga e hëna, Rama takim online me kryebashkiakët: Merrni masa

24 Prill 2020, 19:47 | Përditesimi: 24 Prill 2020, 21:23

TIRANE-Nga dita e hënë në qarqet Dibër e Gjirokastër dhe bashkitë Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Divjakë do të futen në fuqi masat e reja lehtësuese. Kryeministri Edi Rama pati një bashkëbisedim pasditen e sotme online me kryebashkiakët e këtyre bashkive ku i njohu me vendimin dhe u kërkoi që të monitorojnë gjendjen.

r.k./Shqiptarja.com