Rregullat e reja sjellin në shina tregun e Kombinatit (PAMJET ME DRON)

11 Prill 2020, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 15:29:36

TIRANË - Në tregun e Kombinatit, me vendosjen e rregullave të reja të distancimit social, situata i është kthyer normalitetit. Qytetarët qëndrojnë në radhë në pikat me ngjyra vendosur në rrugë, ndërkohë që në hyrje dhe dalje të tregut janë vendosur tunele dezinfektimi.